INTERMETAL SHPK – Fier, Albania

15 vjet eksperiencë në fushën e prodhimit të dyerve të blinduara, dyerve antizjarr, dyerve antipanik.

Prioriteti i shoqërise Intermetal është garantimi i sigurisë së klientit, duke përdorur teknologjinë bashkohore dhe makineri dixhitale të programuara për një produkt cilesorë dhe të një sigurie maksimale. C’do derë e blinduar, e prodhuar nga stafi i shoqerisë Intermetal, mban me vete garancinë dhe sigurinë kundër cdo nderhyrje mekanike, duke u dhënë klientëve tanë, konfortin dhe qetësinë perfekte.

DYER TË BLINDUARA TË CILËSISË SË LARTË

DYER TË BLINDUARA ME PANEL MDF

Në INTERMETAL SHPK, ne jemi inovatorë, jo imitues. Kjo është arsyeja pse ne e filluam përdorimin e MDF (fibër me densitet të mesëm) si një material i preferuar për prodhimin e dyerve të blinduara  për aplikimet me lyerje, për shkak të avantazheve të saj mbi materialet alternative si druri natyror.

DYER TË BLINDUARA ME PANEL ALU

Dyert e jashtme me panel alumini janë një sistem i qëndrueshëm i profileve për sistemet e dyerve të izoluara në zonat hyrëse anësore dhe të pasme në ndërtesat industriale, komerciale dhe administrative. INTERMETAL SHPK prodhon një gamë të gjerë dyersh të blinduara me panel alumini.

DYER TË BLINDUARA ME PANEL INOX

INTERMETAL SHPK prodhon dyer të blinduara me panele të ndryshme që i pështaten çdo kërkese të klientëve tanë. Një ndër materialet më të kërkuara për prodhimin e dyerve të blinduara është dhe inoxi që ofron një siguri dhe izolim të lartë. Panelet e inoxit janë të rezistueshme ndaj çdo lloj moti.

DYER TË BLINDUARA ME PANEL DRURI + DRITARE

Kompania jonë prodhon dyer të blindura të një cilësie të lartë duke përdorur materiale si dru, MDF, alumin, inox dhe duke inkorporuar dhe elementë xhami për një dizajn të veçantë. Dyert me panel druri si dru lisi janë klasike dhe mbeten gjithmonë një zgjedhje e perfekte për dyert e  pjesës së jashtme.

DYER TË BLINDUARA ME PANEL ALUMINI + DRITARE

INTERMETAL SHPK prodhon një gamë të gjerë dyersh të blinduara me panele alumini dhe kjo sepse alumini si material ështe më i lehtë por dhe shumë i rezistueshëm. Tek ne do të gjeni modele nga më të ndryshmet që jo vetëm do zbukurojnë hyrjen e shtepisë tuaj por do ju ofrojnë një siguri maksimale.

DYER TË BLINDUARA ME PANEL INOX + DRITARE

Inoxi është një material tjetër të cilin INTERMETAL SHPK përdor për prodhimin e dyerve të blinduara. Vetitë specifike të inoxit janë të shumta si nga pjesa e sigurisë ashtu dhe nga pjesa e dizajnit që ofron. Dyert me panele inoxi gjithashtu mund te prodhohen dhe me dritare xhami për një dizajn vertët unik.

ÇFARË OFROJMË

INTERMETAL-SHPK-DYER-TE-BLINDUARA-NE-FIER-CILESI

CILËSI

Me një eksperiencë të gjatë në tregun shqipëtar INTERMETAL SHPK ka fituar besimin e klientëve duke ofruar duke patur cilësinë e lartë si prioritet për çdo produkt që del nga fabrika jonë.
INTERMETAL-SHPK-DYER-TE-BLINDUARA-NE-FIER-DESIGN-MODERNI

DESIGN MODERN

Me design modern por edhe klasik ju mund të gjeni atë çfarë doni. INTERMETAL SHPK disponon një katalog të madh modelesh ku ju mund të gjeni deren e blinduar që pështatet me ambjentin tuaj. Çdo derë bëhet me porosi sipas përmasave ambjentit duke garantuar kështu produkt cilësor por dhe modern.
INTERMETAL-SHPK-DYER-TE-BLINDUARA-NE-FIER-SIGURI

SIGURI

Dyert që prodhon INTERMETAL SHPK janë të blinduara të një sigurie të lartë. Në përdorim materiale dhe komponent cilësor nga Italia si CISA, ISEO, COTALLI etj. Dyert tona janë më fishek dopjo, kunja sigurie në të 4 anët dhe me deviator dopjo.
INTERMETAL-SHPK-DYER-TE-BLINDUARA-NE-FIER-KORREKTESI

KORREKTËSI

Vitet e shumta në tregun shqipëtar ka provuar korrektësinë tonë. Klientët na kanë treguar besim dhe në ua kemi shperblyer me produkte cilësore dhe me siguri të lartë. Ne sigurojmë ambjentin tuaj me dyer të blinduara me shumë elementë sigurie.

PARTNERËT TANË

KARAKTERISTIKAT E SIGURISË

llamarine-celiku-e-xingosur

Llamarinë çeliku e xingosur

Për të garantuar sigurinë e dyerve të blidhuara që dalin nga fabrika e INTERMETAL SHPK në përdorim panele çeliku të xingosur.

DEVIATOR SIGURIE DOPJO

Një derë e blinduar nuk mund të konsiderohet vërtet e “blinduar” pa inkorporimin e deviatorve të sigurisë. Për këtë arsye INTERMETAL SHPK përdor deviator dopjo për një siguri maksimale ndaj çdo lloj rreziku.
deviator-dopjo
fishek-sigurie-intermetal-shpk-2

FISHEK SIGURIE

Fisheku dhe çelësi janë elementë shumë të rendësishëm për sigurinë e dyerve të blinduara. Për këtë arsye ne nuk bëjmë asnjë kompromis dhe perdorim fishek sigurie nga markat më prestigjoze në bote si CISA dhe ISEO nga Italia.

MATERIAL IZOLUES

INTERMETAL SHPK në brëndësinë e dyerve të blinduara që prodhon instalon material izolues akustik dhe antizjarr për të rritur sigurinë dhe për të ulur depërtimin e zhurmave nga jashtë.
material-izolues-antizjarr-dhe-akustik

RRETH NESH

INTERMETAL “Sh.P.K” Fier Albania Me një eksperiencë pesembjedhjetë vjeçare në fushën e prodhimit të dyerve të blinduara, dyer antizjarr dhe dyerve antipanik, kjo shoqëri ka ndjekur me përpikmëri ritmet e teknologjisë Europiane në fushën e prodhimit, duke standartizuar prodhimet e saj me sistemin ISO 9001-2008 vlerësuar edhe nga Instituti “Giordano Bruno” (FI) Italia.

MË SHUMË

NA NQINI NË FACEBOOK

NA KONTAKTONI

e Hënë – e Diel: 08:00 – 18:00

© Intermetal Shpk - Dyer te Blinduara

Acces Webmail